Miratohet marrëveshja e 236.7 milionë dollarëve nga MCC-ja e SHBA-së për Kosovën

Koorporata Sfida e Mileniumit (MCC) ka aprovuar 236.7 milionë dollarë nga marrëveshja Kompakte për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në ‘Twitter’. Shefi i ekzekutivit kosovar e ka cilësuar si “investimin më të madh në energji ndonjëherë”.

“Bordi i MCC-së ka marrë vendim të miratohet marrëveshja e Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh. Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falenderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer. Miqtë. Partnerët. Aleatët”, ka shkruar Kurti.

Kurti në SHBA pati takuar Kryeshefen e MCC-së, Alice Albright, ku u patën zotuar për arritjen e një marrëveshjeje për fondin tashmë të aprovuar.