Sonte zhvillohet ndeshja Slloveni – Kosovë

Sonte (e diele) do zhvillohet ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve në grupin C.

“Dardanët” synojnë fitore edhe pse do jetë vështirë, meqenëse kanë mungesa të shumta, shkruan lajmi.net.

Optimist për këtë super përballje ishte edhe trajneri i përkohshëm Muharrem Sahiti, që dje në konferencë për media tha se do provojnë të arkëtojnë pikët e plota.

“E njohim mirë kundërshtarin, kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe nesër do të provojmë të fitojmë, është ndeshje e rëndësishme dhe duam ta shohim reagimin e kundërshtarëve”.

Gjithashtu edhe trajneri slloven Kek, konfirmoi që qëllimi është vetëm fitorja, derisa dje lavdëroi Kombëtaren e Kosovës.

““Qëllimi ynë është vetëm fitorja. Kosova është skuadër e formuar me yje që luajnë në skuadrat e mëdha të Evropës”.

Ndërkohë, përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës nis në ora 20:45.

SHARE