Breshëri të shtënash me kallashnikov në një aheng në Pejë – VIDEO

Duke qenë se periudha e verës karakterizohet me numrin e shumtë të ahengjeve familjare, si dasma e fejesa, kosovarët vazhdojnë që në shenjë gëzimi të përdorin armët. E të shtënat me armë në ahengje përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga fshati Ozdrim i Pejës, ku janë dëgjuar breshëri të shtënash në një aheng familjar.

Në pamjet e siguruara shihet se armët janë të tipit kallashnikov, teksa nuk dihet ende nëse Policia ka intervenuar në vendngjarje

Kujtojmë se në vazhdimësi është bërë thirrje që të festohet pa armë, por siç duket këto thirrje kanë hasur në vesh të shurdhër.