“Shtyrja e zgjedhjeve”/ Osmani fton partitë të hënën për diskutime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për të diskutuar lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani ka thirrur një takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve, në bazë të rekomandimit të IKSHPK-së.

Takimi do të mbahet me datën 13 shtator në ora 17:00, në Kuvendin e Kosovës.

Këtë kërkesë ditë më parë e kishte bërë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Nuk varet prej meje, por nëse unë do ta thoja mendimin tim personal, unë mendoj se zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca./