Aksident i rëndë në Prizren mes Golfit dhe kamionit, vdes shoferi, vetura ishte me tabela të Serbisë

Ne orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën Zhur-Prizren.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë Golf IV, me targa të Serbisë, ku si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar udhëheqësi i i zyrës së operatives në policinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa njëri është nisur për në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të fshatit Zhur në drejtim të Prizrenit. Ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti civil edhe si pasojë ka vdek një person, dy janë lënduar, janë dergu në Prizren dhe njëri dyshohet se është dërguar në drejtim të Prishtinës. Pasagjeri që ishte në veturë ka vdekur”, tha Baraliu./