Varianti i ri i COVID-19, Kosova dërgon mostra për testim jashtë vendit

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, ka konfirmuar se kanë dërguar disa mostra të personave të testuar për COVID-19 për testim jashtë shtetit, për të parë nëse në Kosovë është shfaqur varianti i ri i COVID-19.

Sipas saj, edhe pse nuk ka asnjë rast të konfirmuar, ka shumë mundësi që ky variant të jetë prezent edhe në vendin tonë.

“Sipas informatave që i kemi për arsye që për këtë është e thirrur departamenti i Mikrobiologjisë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, mirëpo ne kemi informata që disa mostra janë dërguar dhe pritet rezultatet, pas marrjes së tyre të shohim prezencën e variantit të ri të virusit”, ka thënë ajo për EO.

“Po derisa varianti është i përhapur në të gjitha vendet përreth Kosovës ekziston mundësia që edhe ne të kemi, mirëpo këto janë dilemat tona, megjithëse pas marrjes së konfirmimit, mund të themi me siguri se ekziston apo jo”, ka deklaruar tutje Ajazaj-Berisha.