Qendra e Studentëve ka një njoftim për studentët banues lidhur me pagesat

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka dalë me një njoftim për studentët që banojnë në konvikte.

Sipas një njoftimi në Facebook, afati i pagesave për strehim dhe ushqim për muajin shkurt fillon sot deri më 5 shkurt 2021.

“Njoftohen studentët banues në konvikte se afati i pagesave për strehim dhe ushqim për muajin shkurt fillon me datën 27.01.2021 deri 05.02.2021.
Pagesat duhet te kthehen tek zyrtarët e konvikteve përkatëse brenda ditës. Studentët banues të cilët nuk e bëjnë pagesën në kohën e caktuar, humbin të drejtën e qëndrimit në konvikt”, thuhet në njoftim.