Malishevë: I cenohet shtëpia, ia vjedhin televizorin dhe pistoletën me gaz

Persona të panjohur gjatë ditës së djeshme kishin hyrë në shtëpinë e një banori të fshatit Marali të Malishevës. Ati i janë vjedhur një televizor dhe një pistoletë me gaz. Rastin në polici e ka lajmëruar vëllai i viktimës, meqë pronari i shtëpisë jeton jashtë vendit, .

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.