Hoti vonohet 15 minuta në takim, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat nuk e pret

Ishte i ftuar në takim nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, mirëpo vonesa e shefit të Qeverisë ka bërë që kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi mos ta takojë atë.

Azemi ka thënë se Hoti është vonuar në takim për 15 minuta.

Prandaj sipas tij, tani për tani ata nuk janë të gatshëm që asnjë subjekti politik dhe as kryeministrit në detyrë të ia falin asnjë minutë pa ua përmbushur kërkesat që kanë.

“Në fakt me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, sot është caktuar dita ku do të takohemi në orën 09:30 megjithatë do të thotë kryeministri është vonuar më shumë se 15 minuta dhe ne e kemi disiplinën tonë që nuk i falim asnjë minutë askujt, kanë qenë dy arsye që pse kryeministri është vonuar 15 minuta dhe arsyeja e dytë sepse ne kemi pasur informacione që në një far forme që takimi do të jetë një far takime për premtimet për të ardhmen dhe ne si sindikatë tani më jemi shumë të njohur për punëtorët dhe nuk kemi nevojë të marrim premtime prej askujt”, ka thënë ai për Ekonomia Online.