Vendet më miqësore në Evropë për vitin 2023

Nuk ka dyshim që një nga përbërësit më të rëndësishëm në recetën e një pushimi të paharruar, janë njerëzit që takojmë gjatë rrugës.

Banorët lokalë miqësorë që ju presin ngrohtësisht dhe duan t’ju ndihmojnë të bini në dashuri me vendin e tyre, mund ta kthejnë një udhëtim mesatar në një udhëtim që do ta mbani mend gjihtmonë.

Në bazë të sondazhit ‘Readers’ Choice Awards 2023′, revista e udhëtimit Conde Nast Traveler ka publikuar listën me dhjetë vendet me miqësore në Evropë, ku mikpritja krahëhapur është gjithmonë në itinerar.

Raporte të panumërta globale e kanë quajtur vazhdimisht popullin e Irlandës si më miqësor dhe më mikpritës për vizitorët, ndërsa lexuesit e Conde Nast Traveler ndihen njësoj, duke e votuar atë si vendin më miqësor në Evropë.

Në renditje pasojnë Sllovenia dhe Rumania, në pozitat dy dhe tre, respektivisht, ndërsa Skocia dhe Islanda mbyllin top-pesëshen.

Lista me dhjetë vendet më miqësore në Evropë për vitin 2023:
1. Irlanda
2. Sllovenia
3. Rumania
4. Skocia
5. Islanda
6. Norvegjia
7. Portugalia
8. Danimarka
9. Malta
10. Kroacia