Pos forcave të shtuara të njësisë speciale të policisë, edhe forca të KFOR-it arrijnë tek ura e lumit Ibër

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës kanë arritur tek ura e lumit Ibër, përfshirë edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe karabinierët italianë.

E gjithë kjo vjen në kohën kur në veri rreth orës 16:00 janë aktivizuar sirenat për alarm.

Mediat serbe raportojnë për grumbullim të serbëve të Rudare në Zveçan një ditë para hyrjes në fuqi të masave reciproke ndaj letërnjoftimeve dhe targave serbe.

Mediat serbe raportojnë për grumbullim të serbëve të Rudare në Zveçan një ditë para hyrjes në fuqi të masave reciproke ndaj letërnjoftimeve dhe targave serbe.