19 të lënduar në aksidentin në Grabanicë ku u përfshinë 5 vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në fshatin Grabanicë.

Rasti ka ndodhur tek Varrezat e Dëshmorëve, derisa Klina.info mëson se 5 vetura janë përfshirë në këtë aksident.

Klina.info sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, dhe sipas dëshmitarëve të lënduar kanë mbetur 19 persona.

Policia po heton rastin.