Familja e Nezir Mehmetajt edhe këtë vit pa më të dashurin e tyre (s)presin vit të ri

Festat e fund-vitit shpalosin dhembjen dhe pikëllimin për familjen e Nezir Mehmetaj, i cili ka tre vite që është arrestuar në Serbi, nën dyshimet për krime të luftës. Nëna e Nezirit, Nazlija prej kur ka marrë lajmin se djali i saj është burgosur, ajo nuk e pa ditën me sy.

Ajo rrëfimin për mungesën e djalit e tregoj nga spitali ku po qëndron tash e një kohë.

“Prej kur kam marrë lajmin për djalin që po mbahet kot në burgun e Serbisë unë ditë ta bardh nuk pash”, shprehet Nazlija. Ajo ka një apel për të gjithë edhe shtetin dhe qytetarët që t’i ndihmojnë në lirimin e djalit të saj.

Për shpenzimet dhe të hequrat për këto tre vite ka treguar vëllai i Nezirit, Valon Mehmetaj i cili deri tash i ka shpenzuar afër 100 mijë euro për lirimin e tij, por e kotë.