Digjet trafoja elektrike në Zabërgj. Mbesin pa rrymë

Që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme, banorët e fshatit Zabërgj të Klinës kanë mbetur pa rrymë. Ata thanë për Klina info se trafoja është djegë dhe askush nga KEDS nuk ka marrë masa për rregullimin e saj. Lusim institucionet përkatëse që të marrin masa sa më shpejtë. Klina info ka siguruar një video ku shihet teksa digjet ajo.