Zvicra largon shtetet e fundit nga lista e rrezikut, nuk ka më karantinë

Duke filluar nga nesër, nuk do të jetë më e nevojshme karantina e detyrueshme, për ata që hyjnë në Zvicër, pavarësisht nga vijnë.

Lista e rrezikut e Zyrës Federale të Shëndetit Publik, do të jetë e zbrazët për herë të parë, duke filluar nga nesër, katër gusht.

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka bërë këtë njoftim të martën në faqen e saj të internetit.

BAG ka fshirë vendet si Mbretëria e Bashkuar, India dhe Nepali nga lista e vendeve me variante shqetësuese të viruseve.

Kjo do të thotë që prej nesër nuk do të jetë më e nevojshme karantina e detyrueshme për ata që hyjnë në Zvicër, pavarësisht nga cili vend ata vijnë. /