Rruga “Fadil Boja” në Klinafc tash e 20 vite e pa rregulluar

Ani pse investimet më të mëdha të pasluftës janë bërë në infrastrukturë rrugore, ende në disa pjesë të vendit, banorëve u vështirësohet jetesa pikërisht për shkak të neglizhencës komunale.

Rruga “Fadil Boja” në Klinafc ka mbetur në mëshirë të fatit, tash e 20 vite.
Asnjë nga udhëheqësit, nuk ka menduar ta rregullojë të njëjtën rrugë, teksa banorët që jetojnë në këtë pjesë thonë se ndihen të diskriminuar, por edhe po ua vështirësojnë jetën.
Siç edhe po e shihni, rruga është tërësisht e parregulluar, e probleme më së shumti ka gjatë motit të ligë, kur bora dhe shiu krijojnë baltë e vërshime./KlinaInfo