GLPS: Gati gjysma e popullsisë së Kosovës të gatshëm të migrojnë

Në vitin 2015, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka publikuar një anketë lidhur me migirmin e popullsisë së Kosovës në vende të tjera.

Një veçanti e kësaj ankete është përfshirja e pyetjeve që lidhen me efektin e pandemisë COVID-19 në mënyrë që të vlerësohet nëse pasojat e pandemisë kanë ndikuar në gatishmërinë e qytetarëve për të migruar, në remitenca dhe në punësim.

Komunikata e plotë:

PROFILI I MIGRANTIT 2.0: Cilët janë qytetarët më të prirur për të migruar?

Në vitin 2015, GLPS ndërtoi profilin e migrantit potencial, gjatë kohës kur Kosova po përjetonte një nga valët më të mëdha të migrantëve drejt BE-së, duke përdorur të dhënat nga një anketë reprezentative në nivel të vendit. Në dhjetor 2019 dhe qershor 2020, GLPS zhvilloi dy anketa përfaqësuese në nivel të vendit me 1,069 dhe 1,065 të anketuar, përkatësisht duke synuar të përditësoj profilin e migrantit potencial duke treguar çdo ndryshim të dukshëm midis tre valëve të anketave.

Një veçanti e anketës së fundit (2020) është përfshirja e pyetjeve që lidhen me efektin e pandemisë COVID-19 në mënyrë që të vlerësohet nëse pasojat e pandemisë kanë ndikuar në gatishmërinë e qytetarëve për të migruar, në remitenca dhe në punësim.

GATISHMËRIA PËR TË MIGRUAR

Të gjeturat e anketës tregojnë një rezultat shqetësues në lidhje me gatishmërinë për të migruar pasi të dhënat paraqesin përqindjen më të lartë të raportuar nga të gjitha valet e anketave të realizuara, madje edhe më të larta se gjatë valës së madhe të migrimit në vitin
2015. Më saktësisht, 48.4 % e të anketuarve janë të gatshëm të migrojnë. Gatishmëria për të migruar është rritur me 23% dhe 30% në vitin 2020, krahasuar me 2015 dhe 2019, respektivisht.

Në kuptim më pozitiv, duket se gatishmëria e lartë për të migruar nuk po përkthehet në migracion të paligjshëm pasi statistikat e EUROSTAT sugjerojnë se numri i azilkërkuesve/kërkesave në BE dhe vendet e tjera të Shengenit është ulur ndjeshëm në 2019.

Statistikat e EUROSTAT sugjerojnë që numri i azilkërkuesve / kërkesave në BE dhe vendet e tjera të Shengenit ka rënë ndjeshëm në 2019 krahasuar me 2015, nga 73,240 kërkesa në 2015 në 2,355 në 2019.

Meqenëse rritja e gatishmërisë për të migruar është veçanërisht më e theksuar në Qershor 2020 pas shfaqjes së COVID-19, sugjeron që pasojat e pandemisë mund të kenë nxitur një rritje të gatishmërisë për të migruar. Më shumë se 60% e atyre që dëshirojnë të migrojnë do të konsideronin migrimin e përhershëm, si në 2019 dhe 2020.

ARSYET PËR MIGRIM

Rezultatet e fundit (Qershor 2020) sugjerojnë që arsyet kryesore pse individët janë të gatshëm të migrojnë mbeten pak a shumë të njëjtat. Një nga arsyet më të listuara që do t’i shtyente individët të migrojnë është mungesa e shpresës se gjendja ekonomike, politike dhe shoqërore do të përmirësohet. Rezultat ky i qëndrueshëm në të tre valët e anketave të realizuara.

Në mënyrë të ngjashme, shumica e të anketuarve që janë të gatshëm të migrojnë fajësojnë qeverinë dhe partite politike për gatishmërinë e tyre për të migruar edhe në vitin 2020, 2 duke portretizuar qartë dështimin e institucioneve publike dhe elitave politike për të përmbushur pritjet e qytetarëve dhe adresuar shqetësimet e tyre.

Ndryshe nga anketat e mëparshme, tre arsyet kryesore që do të bindnin individët të mos migronin janë mundësitë më të mira të punësimit dhe pagat më dinjitoze, stabiliteti politik dhe përmirësimi i situatës ekonomike. Të dhënat sugjerojnë se gatishmëria për të migruar është më e lartë në mesin e familjeve që raportojnë të kenë pranuar remitanca.

GJINIA

Gatishmëria për të migruar rezulton të jetë pak më e lartë në mesin e burrave krahasuar me gratë, megjithëse shkalla e papunësisë raportohet dukshëm të jetë më e lartë në mesin e grave dhe po kështu edhe shkalla e varfërisë. Vlen të përmendet se krahasuar me anketat e vitit 2015 (36.1%) dhe 2019 (38.3%), rezultatet e vitit 2020 portretizojnë një rritje të gatishmërisë për të migruar në mesin e grave.

Të dhënat e bazuara në grupmoshat e të anketuarve sugjerojnë se gatishmëria për të migruar mbetet më e lartë në mesin e moshave më të reja të popullsisë edhe në vitin 2020. Në përputhje me rezultatet e vitit 2019.

RAJONI

Për më tepër, qytetarët me gatishmëri më të lartë për të migruar i përkasin etnisë shqiptare dhe grupeve të tjera etnike, me numrin më të ulët brenda komunitetit serb. Ngjashëm me valët e tjera të studimit, banorët urban janë më të gatshëm të migrojnë. Duke gërmuar më thellë, të dhënat e bazuara në rajon sugjerojnë se gatishmëria për të migruar është më e larta në mesin e të anketuarve nga Prishtina (56%). Duhet të theksohet se është shqetësues fakti se gatishmëria për të migruar në mesin e të anketuarve nga Peja, Gjilani dhe Ferizaj është dyfishuar në vitin 2020 në krahasim me vitin 2015 ndërsa në Prishtinë është rritur me mbi 25%.

PUNËSIMI

Në të njëjtën linjë, rezultatet tregojnë se në përputhje me të gjeturat e vitit 2019 dhe siç pritej teorikisht, të papunët, ata me situatë të paqëndrueshme pune ose gjendje jo të kënaqshme të punës kanë një gatishmëri më të lartë për të migruar. Më saktësisht, gatishmëria për të migruar është më e larta tek të punësuarit sezonal (78.8%), të papunët që kërkojnë punë (66.8%), punonjësit e sektorit privat (61.8%) dhe studentët (54.5%).

EDUKIMI

Sa i përket edukimit, gatishmëria për të migruar është më e larta midis atyre me disa vite të arsimit të mesëm, atyre me arritje të arsimit të mesëm dhe studentëve.

TË ARDHURAT

Rezultatet e anketës sipas grupeve të të ardhurave personale dhe familjare tregojnë një situatë kryesisht të ngjashme me anketat e mëparshme. Siç pritej, individët që i përkasin grupeve me të ardhura më të ulëta, saktësisht, pa të ardhura, deri në 150 € dhe 151-300 €, janë më të gatshëm të migrojnë. Sidoqoftë, në përputhje me rezultatet e vitit 2015 dhe 2019, pjesa e të 3 anketuarve në grupin më të lartë të të ardhurave personale (901-1200 €) është relativisht e lartë pasi 43.7% e tyre janë të gatshëm të migrojnë. Kjo sugjeron që prirja e lartë për të migruar midis këtij grupi është e motivuar më tepër nga faktorë politikë.

REMITANCAT

Vetëm një pjesë shumë e vogël e të anketuarve (të gatshëm për të migruar) pohojnë se pandemia ka ndikuar në një masë relativisht të lartë (5.0%) në fluksin dhe shpeshtësinë e remitancave. Kjo është në përputhje me të dhënat e fundit zyrtare që sugjerojnë që fluksi i
dërgesave të parave nuk është ndikuar nga situata e pandemisë. Më saktësisht, Diaspora ka dërguar rreth 800 € milion remitanca deri në Tetor 2020.

NDIKIMI I PANDEMISË COVID-19

Megjithëse pandemia nuk duket se ka ndikuar në fluksin e remitancave, gati dy në dhjetë të të anketuarve pohojnë se situata e tyre e punës ka ndryshuar që nga fillimi i pandemisë (19.1%), ndër të cilët mbi gjysma e tyre nuk kanë marrë pagë (58.8%) dhe pothuajse një e katërta ka parë rrogën e tyre të zvogëluar (20.9%). Gati 16 përqind e të anketuarve deklaruan se ka humbur punën. Përkundër këtij sfondi, vetëm 18.7 përqind e të të gjithë të anketuarve kanë përfituar nga paketa e emergjente.