Bien me veturë në humnerë, një i vdekur dhe dy të lënduar

Rreth orës 07:00 sot, Policia e Kosovës –Stacioni Policor në Istog është njoftuar se në bjeshkët e Istogut ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Më datë 25.08.2019, tre të rinj kanë qenë duke shkuar në bjeshkët e Istogut, dhe në hyrje të vendit Polane, për shkak të kushteve të dobëta atmosferike, me automjetin e tyre kanë humbur kontrollin dhe janë rrokullisur për më shumë se 300 metra në humnerë.

Njësitë nga Stacioni Policor Istog kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Njësitin e Trafikut Rajonal, Njësitet tjera relevante, zjarrfikësit dhe ndihma e parë, me ç’rast kanë bërë përpjekje për t’i tërhequr të aksidentuarit nga humnera.

Në vendngjarje ka dalë prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes.

Personat e lënduar E.M. 1995 (vozitësi i mjetit), dhe F.S.1998 (pasagjer), janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i të miturit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, është tërhequr nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar në morgun e spitalit rajonal në Pejë.

Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, për të kuptuar rrethanat e këtij aksidenti me fatalitet