Javë e zezë! 39 persona vdiqen nga koronavirusi në Kosovë në 7 ditët e fundit!

Koronavirusi nuk po numërohet me të infektuar më në Kosovë, por me numrin e të vdekurve, 39 është numri i të vdekurve vetëm javën e fundit nga koronavirusi në shtetin tonë,

Nga 58 vdekje sa ishin në total, në datë 3 korrik, dje me datë 10, numri total shkoi në 97 viktima nga Covid19. E kryeministri Hoti tha se është në gjendje të marrë hapa të mëdhenj për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Vikendin e kaluar Policia rrethoi oborrin e Klinikës Infektive, pasi dyshohet për vdekje të dyshimta, për shkak të aparaturave, ku jo më pak se katër qytetarë humbën jetën në interval kohor prej gjysmë ore.

Përkundër stër-rëndimit të situatës dhe afrimit të eskalimit të situatës në QKUK dhe jo vetëm, qytetarët nuk kanë treguar aspak përgjegjësi./