Aksident trafiku me të lënduar në Gurrakoc

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur para pak minutave në Gurrakoc të Istogut.

Lexuesit e gazetes kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihen automjetet e shkatërruara.

Sipas lexuesve në këtë aksident ka disa të lënduar të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore.