Thaçi: Po kam qenë në shtëpinë e tij, i kam dhënë vetëm këshilla!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ftuar në Rubikon ka komentuar deklaratën e deputetit të Nisma-s, Haxhi Shala se Presidenti i ka shkuar në shtëpi në mesnatë për t’i kërkuar votën për formimin e qeverisë Hoti.

Thaçi nuk e ka mohuar një veprim të tillë, duke deklaruar se vetëm i ka dhënë një këshillë zotit Shala.

“Unë nuk e kam problem që të takohem me miq që njihem që 20 vite. Më ka pyet i kam dhënë një këshillë. Me zotin Shala njihemi më tepër se 20 vite, jemi miq, njohemi në rrafshin personal dhe familjar. Jemi miq edhe ai mund të vijë në shtëpinë time dhe unë mund të shkoj tek ai. Unë kam dhënë këshilla dhe më herët dhe ja jap edhe tani. E vlerësoj sinqeritetin e tij, ai me qëndrimin e tij e ka nderu vendin dhe shtetin. Më ka kërku mendimin tim dhe unë i kam thënë se nëse do ta isha në vend të tij do të votoja pro ndërtimit të institucioneve” tha Thaçi