Supergol i Shaqirit në SHBA

Xherdan Shaqiri ka vazhduar me formë të lartë. Të enjten ka shënuar supergol në fitoren 3:0 të Chicago Fire ndaj Montrealit.

Ndeshja i takoi ligës MLS. Shaqiri shënoi gol shumë të bukur me goditje nga distanca. Ai realizoi për 3:0 në minutën e 33-të

Ndërkohë asistoi në golin e dytë. Shaqiri ka tri gola e katër asistime në 17 paraqitje këtë edicion në kampionatin amerikan.

Forma e tij është rritur shumë së fundi.