Gol si ky moti nuk keni parë (VIDEO)

Futbollisti i Portland Timbers Dairon Asprilla, ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen kundër San Jose, në kuadër të ligës MLS Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai realizoi një gol që çdo futbollist do ta kishte lakmi.

Asprilla përfitoi nga një pasiguri e portierit dhe bën një zgjedhje sa të vështirë dhe të guximshme: gjuan me gërshërë.

29 vjeçari shënoi në stil të Zlatan Ibrahimoviqit, e po ashtu edhe të Cristiano Ronaldos.