Zenun Elezaj pas numërimit të të gjitha votave: Jemi të parët, kemi thyer rekord për ulëse në Kuvendin e Komunës

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Klinës që do të jetë jetë sërish në garë në raundin e dytë, Zenun Elezaj pas numërimit të votave nga KQZ ka falënderuar çdo qytetar që e ka votuar atë me 17 tetor.

Elezaj ka thënë se kanë fituar 11 ulëse në Kuvendin Komunal duke shënuar rekord. Teksa është i bindur në fitore.

Ky është postimi i plotë:

Faleminderit Klinë!

Të nderuar bashkëqytetarë,
Pas numërimit të të gjitha votave, sot KQZ ka bërë shpalljen përfundimtare të rezultateve për kryetar të komunës së Klinës, ku prijmë bindshëm me 7531 vota apo 43.33%.

Falënderoj secilin votues, brenda e jashtë Kosovës, për besimin që kanë ndaj meje dhe Aleancës dhe secilin aktivist për mbështetjen e parezervë.

Po ashtu, edhe sa i përket numrit të anëtarëve në kuvendin e komunës jemi të parët, ku kemi fituar 11 ulëse, duke shënuar një rekord. Për këtë falënderoj në mënyrë të veçantë 29 kandidatët për kuvend të komunës për angazhimin e palodhshëm.

Fitorja në këto zgjedhje është dëshmi e punës së mirë, transparente e në dobi të qytetarëve që kemi bërë për afër 4 vite, por edhe një motiv shtesë për mua që të vazhdoj tutje në shërbim të qytetarëve të komunës tonë.

#VazhdojmëBashkë+4
#përKlinënqëduam