KLINA INFO FILLON SONDAZHIN E PARË NË TEREN PËR ZGJEDHJET LOKALE

Duke e ditur që zgjedhjet lokale po afrohen si dhe zhvillimet e fundit, në Komunën tonë pritet të jetë një garë e ngushtë në zgjedhjet lokale.

Është hera e parë që 4 partitë më të mëdha, garojnë për poziten e parë dhe janë shumë afër njëra me tjetrën. Marrë parasysh zgjedhjet e kaluara, thuajse çdo matematikë, i prishi LVV në Klinë, duke dalur nga partia e 4-të në vendin e parë me 5800 vota, duke
lënë pas edhe AAK-në, parti kjo e cila kryeson me pushtetin në Klinë, por që gjërat nuk duken të njëjta tani.

Por, një sondazh tjetër i publikuar nga AAK nga UBO Consulting, e ka radhitur të parën AAK-në duke thënë se kjo parti do të fitoj pa balotazh.

Në anën tjetër tubitet e PDK-së tregojnë një mobilizim të madh nga kjo parti për ta rikthyer pushtetin. Poashtu, LDK-ja synon ta fitoj Komunën edhe njëherë.

Klina Info, nga data 6 Shtator, do të angazhojë mbi 10 puntorë ku do të dalin në çdo fshat, për të bërë matjen se kush do ti fitoj zgjedhjet lokale të Tetorit.

Kujtojmë se nga AAK, garon prof.Dr Zenun Elezi, nga VV do të garoj Prof.Dr. Dr.Lulzim Dragidella, nga PDK Esat Raci si dhe nga LDK-ja Besim Hoti.