Zyrtari policor dyshohet se vrau vëlluan aksidentalisht në Graqanicë

Një zyrtar policor dyshohet se ka vrarë një person.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se viktima është vëllau i të dyshuarit.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti tha se i dyshuari është arrestuar.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”.

“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti. Indeksonline