Gjykata Speciale ia konfirmon Ramush Haradinajt se nuk është më pjesë e hetimit të saj

Më 19 korrik të viti 2020, Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit sepse ishte i ftuar nga Gjykata Speciale.

Zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt në Kosovë kanë bërë që Haradinaj të kërkojë postin e presidentit. Në një intervistë për lajmi.net, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është më pjesë e hetimit të Speciales andaj edhe nuk do t’i bie që të dorëhiqet nëse merr këtë post.

“Nuk jam më subjekt i hetimit ose i shqyrtimit të mëtejmë ligjorë. Në rastin konkret parlamenti i vendit krijon dy te tretat për zgjedhje e presidentit ato mund t’i krijojë edhe në të ardhmen që nëse Haradinaj jep dorëheqje ose një Haradinaj tjetër kushdo qoftë një udhëheqës me rëndësi që pas këtyre zgjedhjeve partitë politike të krijojnë dy të tretat”, ka thënë ai.