Përçahet LDK-ja pas shkarkimit të Osmanit, të pakënaqurit paralajmërojnë betejë

Shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë ka thelluar përçarjen brenda Lidhjes Demokratike.
Mbështetur në votimin online, gati gjysma e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm nuk janë pajtuar me propozimin e kryetarit Mustafa për ta shkarkuar Osmanin dhe vendosjen e kryeministrit Avdullah Hoti në vend të saj, që deri tani ishte pa post të lartë partiak, raporton KOHA.
Sipas letrës së kreut të LDK-së drejtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, Osmani u shkarkua me 70 vota pro, nga 95 sa kishin votuar në Këshillin e Përgjithshëm. 16 janë shprehur kundër, e nëntë kishin abstenuar.
28 nuk kanë marrë pjesë në votim. Perveç njoftimit me rezultatin e përgjithshëm, Zyra për media e LDK-s nuk ka ofruar të dhënat se kush ka votuar pro, kundër, ata që kanë abstenuar dhe të tillët që nuk ka marrë pjesë në votim./Klina.info/