Zyrtare: Valmir Veliu transferohet në elitën e futbollit turk tek skuadra Gaziantep

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Valmir Veliu ka bërë hapin e madh në karrierë.

Talenti llapjan është larguar nga Llapi për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit turk.

Është skuadra turke Gaziantep që ka fituar garën për sulmuesi e Përfaqësueses U21 të Kosovës.
Megjithatë në zyrtarizimin e tij, Gaziantep nuk ka dhënë detaje për shumën e transferimit.

Kontrata e Veliut me skuadrën turke është nënshkruar për tri vite.