Numri 1 dhe 2 i listës së AKR-së në Klinë, po marrin përkrahje nga qytetarët

Biznismeni dhe menaxheri i suksshëm nga Klina, Lavdim Gashi synon një ulëse në Kuvendin Komunal në Klinë.

Gashi, i cili është bartës i listës së AKR-së, po merr mbështetje nga qytetarët.

Ai bashkë me numrin 2 të listës së AKR-së, Rinor Rexhepi po vazhdojnë intensivisht takimet me qytetarë.

Sot të entuziasmuar ishin edhe nga pritja që iu bë në fshatrat Sferkë, Gllarevë, Zabërgj e Çabiq.

Dy kandidatët, u premtuan banorëve të këtyre fshatrave se do të jenë krahu dhe zëri i tyre në 4 vitet e ardhshme.