Dallku i kënaqur me fitoren, tregon synimet e ekipit të tij

Dukagjini shkaktoi befasinë e sotme duke e eleminuar Drenicën në çerekfinale me rezultat 1-0.

Tejet i lumtur me këtë kualifikim është treguar trajneri i kësaj skuadre Armend Dallku, i cili ka thënë se do të luftojnë në dy fronte.

“Dëshiroj t’i përgëzoj futbollistët, tifozët e kësaj skuadre dhe gjithë qytetin e Klinës për arritjen me shumë meritë në gjysmëfinale. Shfaqëm shumë më shumë nga loja, kundërshtari nuk na rrezikoi fare dhe me meritë u kualifikuam në gjysmëfinale”, deklaroi fillimisht Armend Dallku.

Armend Dallku, kryetrajner i Dukagjinit
“Nuk diskutohet që synimi ynë primar është kualifikimi në Superligë, por në kupë do të luftojmë në çdo ndeshje. Nëse do të kemi fat në short, besoj që do të shkojmë deri në finale”, përfundoi Dallku.

Në fundjavë skuadra e Dukagjinit do të përballet me Malishevën në udhëtim, njëherit sfidën e sezonit.