Sulmi kundër Valon Sylës, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku u sulmua mbrëmë gazetari dhe analisti Valon Syla.

Mbrëmë vonë, Syla është sulmuar nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Në media është publikuar një video ku Syla flet pas intervenimit që kishte në QKUK.

“Disa islamik fanatik më kanë sulmuar shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ik”, ka thënë Syla

Edhe sipas dëshmitarëve të pranishëm, në momentin e sulmit kanë qenë tre persona që kanë ikur me shpejtësi ndërsa ngjarja ka ndodhur në Breg të Diellit.

Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.

Tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit e më pas e kanë sulmuar.

Ndërsa, drejtori i televizionit T7 dhe autori i emisionit Pressing, Leonard Kerquki ka thënë se policia i posedon të gjitha të dhënat e nevojshme.

“Si duket sulmuesit e kanë përcjell veturën e Valonit prej televioni e deri kur u ndal në Breg të Diellit. Policia i ka të gjithë të dhanat”, ka shkruar tutje ai.