Rusia i ankohet Turqisë se Ukraina po i përdor dronët turq

Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po i përdor dronët e prodhuar në Turqi.

Një zyrtar turk, në një konferencë gjatë të premtes, tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve “Baykar Technologies” është një kompani private dhe se blerja e pajisjeve nga Ukraina ishte bërë para luftës.

Zyrtarët ukrainas kanë reklamuar dronët Bayraktar TB2 të Baykar si një nga armët më efektive në arsenalin e tyre ushtarak.

Shefi për teknologji në këtë kompani, Selcuk Bayraktar, që është edhe dhëndri i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë për CNN se dronët e tyre “po bëjnë atë çka janë projektuar për ta bërë”.

SHARE