Gjykata ia bllokon ZRRE-së tarifat e shtrenjta të energjisë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i bllokojë tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Për Sinjalin, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Ajo përmes një përgjigje me shkrim, njoftoi ky bllokim do të zgjasë deri në vendimin përfundimtar gjyqësor.

Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative në konfliktin administrativ të paditëses-propozueses PDK-së  kundër të paditurës-kundërpropozueses ZRRE me seli në Prishtinë, për shkak të anulimit të vendimit Nr.077/22 të datës 09.02.2022, i publikuar me datë 16.02.2022 me propozim për shtyerjen e ekzekutimit të të njëjtit, jashtë seancës me datë 08.04.2022 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditëses-propozueses PDK-së. Shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022, i publikuar me datë 16.02.2022 të paditurës ZRRE me seli në Prishtinë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”, tha Gashi.

SHARE