Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e rradhës, tre takime interesante zhvillohen sot

Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 20’të.

Në planprogramin e ditës së sotme janë të parapara të zhvillohen tre takime.

Llapi pret Trepçën ’89, Drita është nikoqire e Dukagjinit, kurse Prishtina luan në udhëtim ndaj Ferizajt.

Të tre takimet nisin me fillim nga ora 13:00.