Pas 7 muajve qëndrim në Turqi, polici që u lëndua nga eksplozivi në një aksion në Prizren, kthehet nesër në Kosovë

Gjendja shëndetësore e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Artur Mrasori i cili më 28 janar ishte lënduar rëndë gjatë një aksioni të antidrogës duket se po shkon drejt përmirësimit.

Kjo gjë u bë e ditur nga motrat e Mrasorit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo tha se nesër Artur Mrasori do të kthehet në Kosovë, pas 7 muajve qëndrim në Turqi.

“Ju njoftoj që nesër (03.09.2020) në ora 18:00 Arturi pas shtatë muajve qëndrim në Turqi do të kthehet në Kosovë për një pauzë, për të vazhduar përsëri më vonë trajtimin mjekësor. Faleminderit mjekëve kujdestarë të QKUK- së që atë natë janari dhanë gjithçka nga vetja për shëndetin e Arturit, faleminderit dhe Policisë së Kosovës për mbështetjen e pakursyer”, shkroi Qëndresa Mrasori.

Polici Mrasori ishte lënduar rëndë në orët e vona të 28 janarit përgjatë zhvillimit të një aksioni policor në fshatin Zhur të komunës së Prizrenit. Si pasojë e një eksplozivi në këtë aksion kishte mbetur i vdekur tjetri pjesëtarë i policisë, Sami Thaçi, ndërsa përpos Artur Mrasorit, të lënduar ishin edhe dy pjesëtarë të tj erë policor.