Mjekët në QKUK i shpëtojnë jetën foshnjës 9 muajshe, duke i larguar një kokërr fasule nga bronku i mushkërisë

Mjekët e ORL-së në QKUK kanë arritur t’i shpëtojnë jetën një foshnje 9 muajshe, me përkatësi etnike serbe, duke i larguar një kokërr të fasules nga bronku kryesor i mushkërisë së djathtë.

Ndërhyrja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me procedurën e quajtur bronkoskopi.