NË KLINË, MBAHET TRYEZË DISKUTIMI MBI LIGJIN PËR BARAZI GJINORE

Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Klinës në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore,e cila gjendet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, organizuan sot tryezë diskutimi me temën: Ligji për barazi gjinore, masat, veprimet, raportimet etj.

Pjesë e kësaj tryeze ishin, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, znj. Edi Gusia, anëtaret e Kuvendit komunal, gratë përfaqësuese nga OJQ të ndryshme, ato të institucioneve arsimore, radio Alba etj.

Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Klinës, znj. Vitore Shala dhe znj. Gusia, gjatë këtij takimi gjithashtu diskutuan edhe për avancimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha relevante për avancimin e pozitës së gruas në shoqëri

SHARE