Shtyhet fillimi i Superligës së Kosovës

Superliga e Kosovës pritej të fillonte më 12 shtator mirëpo pas një mbledhje të përbashkët të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, është vendosur që fillimi i Superligës të shtyhet edhe për një javë tjetër.

Lajmin e konfirmoi Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu,

Kurse, nuk është bërë e ditur ende nëse edicioni i ri i Superligës do të fillojë, me praninë e tifozëve në stadium.