Dogana konfiskon ekrane të telefonave të kontrabanduar në vlerë rreth 18 mijë euro

Kontrabandimi me mallra po vazhdon në vendin tonë edhe përkundër aksioneve të njëpasnjëshme të Doganës e Policisë.

Dogana e Kosovës njofton se në regjionin e Vitisë, saktësisht në fshatin Sadovinë njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar.

Doganierët kanë gjetur ekrana për telefona të mençur, 1110 copë Iphone X, 11Pro, Xmax, 844 Samsung J6, A, M, S.

“Vlera e këtij malli llogaritet të jetë 18,079.10 euro dhe rasti është referuar tek hetimet për trajtim të metejë”, thuhet në njoftimin e Doganës.