Hyseni thotë se Abdixhiku ia fshiu komentin në postimin për marrëveshjen: S’munda të mos e komentoj hipokrizinë tënde politike

Anëtari i LDK-së, Skender Hyseni, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, për marrëveshjen e Ohrit të arritur sonte në mes Kosovës e Serbisë.

Hyseni tha se në reagimin e Abdixhikut të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ai kishte komentuar, por vetëm disa sekdona më vonë, komenti i tij ishte fshirë dhe e kishte bllokuar.

“Sa pë dijeninë tuaj, ky ishte përafërsisht komenti im në postimin e Abdixhikut: Nuk e kam zakon dhe ështe hera e parë që komentoj në murin e dikujt, por ja që nuk munda të mos komentoj hipokrizinë tënde politike, Zotëri Lumir Abdixhiku. Ka kohë që kam thënë se Kurti do të bëj gabime të pariparueshme”, ka shkruar Hyseni, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai thotë se Abdixhikut i ka komentuar se Kurti ka bërë gabime të pariparueshme edhe me përkrahjen e kryetarit aktual të LDK-së.

“Përkrhaja juaj e parezervë për politikat idioteske të Kurtit e Osmanit në veri të vendit gjatë dy vjetëve të kaluara, ka sjellur ‘ndëshshkimin ndërkombëtar” në Ohër. Ndëshkim, të cilin, unë, megjithate e mirëpres, ngase e pakta ndërpenë katandisjen e mëtejme të vendit tonë”.

“Ka situata politike, kur heshtja të ruanë pak kredibilitet! Mbase edhe pak ftyrë! Pra, mjaft me hipokrizi”, shkroi Hyseni,