Fjalët e Hajdin Balajt në Ditën e Veteranëve

30 dhjetori shënon Ditën e Veteranëve.

E në këtë datë kryetari i OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj ka uruar të gjithë familjarët e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se për çdo veteran të UÇK-së, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë me 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz.

Prandaj kjo ditë sipas Balajt ka peshë në kalendarin e secilit shqiptar.