Këta janē të plagosurit në Pejë

Klina info raportoi mbrëmë për një përleshje në fshatin Kryshec të komunës së Pejës, në të cilën janë përdorur edhe armë zjarri.

Me këtë rast, dy persona kanë marrë lëndime trupore nga arma e zjarrit.

Bëhet fjalë për një përleshje mes familjarëve, saktësisht djem të axhës.

Mësohet nga burime të sigurta të Indeksonline se të plagosurit janë Ilir Gashi dhe Bajram Gashi.

Po ashtu, bëhet se ditur se viktima Iliri, 46 vjecar, është i pplagosur rëndë i cili ka pesë plumba në trup. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në këtë rast