Dy të arrestuar për kultivim të drogës në Klinë

Një fushë e mbjellur me kanabis u gjet dje nga Policia në fshatin Dresnik të Klinës.

Sipas policisë në këtë fushë ishin të mbjellura 41 bimë të madhësisë së ndryshme.

Tutje policia ka bërë të ditur se në afërsi ka takuar dy të dyshuar, ku njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa i dyshuari i dytë fillimit ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes por më vonë është arrestuar.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar 1.3 gram marihuanë dhe dy telefona mobilë.

Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit, lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar dhe dy zyrtarë policor, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, bimët janë shkatërruar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.