Erdogan uron presidentin e zgjedhur të SHBA-ve Biden

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një mesazh urimi Joe Biden.

Erdogan e ka uruar Bidenin me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kandidati demokrat Joe Biden ka përmbysur rezultatin në shtete kyçe të Pensilvanisë dhe Michiganit për t’i siguruar 270 votat elektorale të mjaftueshme për të fituar garën për president të Shteteve të Bashkuara.

I pari i shtetit turk dhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, janë liderët e fundit që i kanë uruar Bidenit fitoren në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.