Kishte urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet një shtetas i huaj në Klinë

Një shtetas i huaj ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës në Klinë.

Arrestimi është kryer të dielën rreth orës 15:00 ndërsa për të kishte edhe një urdhër arrest ndërkombëtar.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i huaj, i kërkuar nga shteti i Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i kërkuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./