Zenun Elezaj dhe Enver Berisha vizituan fshatin Budisalc, ku po asfaltohen rrugët lokale

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, dje kanë vizituar fshatin Budisalc, ku kanê parë nga afër punimet për asfaltimin e rrugëve lokale, projekt i financuar nga buxheti i komunës që ka një vlerë mbi 60 000 euro.

Në kuadër të këtij projekti do të bëhet:

✅ Asfaltimi i rreth 1100 metrave rrugë,
✅ Pastrimi i lumit dhe trajtimi i argjinaturave me gurë natyral,
✅ Riparimi i urës në fshatin Budisalc,
✅ Shtrimi me zhavorr i rrugëve fushore.