Ambasada Gjermane njofton se në sa ora hapet linku për termine për viza pune

Sot, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë do të hapë linkun për termine për viza pune në Gjermani.

Në njoftimin e kësaj ambasade bëhet e ditur se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë punë për muajin nëntor, do të hapet në orën 14:00.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur. Lista e pritjes për nëntorin do të hapet të enjten, 7 tetor në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Linku për caktim të terminit hapet duke klikuar këtu: TERMINET.