Arrestohen 7 persona në Gjakovë për falsifikim të parasë

Në vazhdën e hetimeve lidhur me ca raste të parasë së falsifikuar që kohët e fundit janë të shpeshtuara në mbarë Kosovën, por duke mos e anashkaluar dhe Drejtorinë Rajonale të Gjakovës, më datë 23.03.2022 pas një pune operative të suksesshme, zyrtarët policor nga Stacioni policor – Gjakovë kanë tubuar informata dyshuese, kanë identifikuar të dyshuarit e mundshëm dhe në orët e mbrëmjes në përcjellje të të njëjtëve, në Rr.” Ferid Domi” – Gjakovë, ka ndaluar vozitësin e automjetit që ishte në qarkullim, ku së bashku më të njëjtin ishte dhe një person tjetër.

Gjatë kontrollit sipërfaqësor për siguri të automjetit dhe personave, në portofolin e njërit,  tani të dyshuarit është gjetur një kartëmonedhë në apoen prej 100 euro, e dyshuar si e falsifikuar.

Zyrtarët policor ne vazhdën e punës operative kanë identifikuar një grup të dyshuarishë, ka lokalizuar vendndodhjen e tyre dhe ka shoqëruar në Stacionin policor edhe pesë(5) persona, ku gjate kontrollit tek një i dyshuari janë gjete edhe gjashtë (6)  bankënotë në apoen nga 100 euro te cilat dyshohet se janë te falsifikuara.

Paratë e gjetura dhe të dyshuara për falsifikim janë konfiskuar

Me konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit  katër të dyshuar të mitur:

–          B.P. i lindur në vitin 2005, sh/k,

–          A.P. i lindur në vitin 2005, sh/k,

–          F.G. i lindur në vitin 2005, sh/k, dhe

–          A.S. i lindur në vitin 2005, iu është caktuar masa ndalim policor prej 24 orësh, kurse tre personave tjerë të dyshuar:

–          E.R. i lindur në vitin 2004, sh/k,

–          K.N. i lindur në vitin 2003, sh/k dhe

–          A.B.i lindur në vitin 1999, sh.k. iu është caktuar masa ndalim policor prej 48 orësh.

 Hetimet në zbardhjen dhe identifikimin , kapjen e personave të tjerë të dyshuar janë në vijimësi.