Vetëvritet një person në Malishevë

Një person është dërguar pa shenja jete në QKMF-në në Malishevë.

I njëjti, sipas familjarëve, ishte gjetur i varur me litar në shkallët e katit të dytë të shtëpisë se tij, njofton policia, sipas Expressit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Nga QKMF-Malishevë, Stacioni policor ne Malisheve është informuar se nga familjaret e tij, ishte sjellur viktima e pa shenja jete. I njejti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar ne shkallet e katit te dytë te shtepisë se tij. Patrullat policore, dhe njesia e hetimeve rajonale- Gjakove jane dal ne vendin e ngjarjes dhe jane duke u marre me rastin. Ështe informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, trupi i pa jetë, dergohet ne mjeksin ligjore per obduksion”, tha policia.